Fundjava kulturore, ja aktivitetet që ofron Tirana për artdashësit

626
Duke nisur që nga 11 qershori të gjitha institucionet kulturore ofrojnë një gamë të gjërë aktivitetesh. Duke nisur që nga shfaqjet për të rritur tek ato për fëmijë. Ajo çfarë është më interesantja këtë fundjavë është interpretimi për herë të parë në TKOB i violinistit Shkëlzen Doli në 13 qershor.

Tiranë- Vetëm 5 minuta e shijoi publiku shqiptar lojën e mrekullueshme me violinë të Shkëlzen Dolit, mbrëmjen e 31 janarit të këtij viti. Violinisti shqiptar me famë botërore këtë herë do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Mbrëmjen e 13 qershorit, Doli do të interpretojë pjesë të ndryshme i shoqëruar nga Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën drejtimin e dirigjentit Geoff Westley.
Të gjitha të ardhurat nga biletat shkojnë për SOS Fshatrat e Fëmijëve.
I lindur në Elbasan, rritur në Gjakovë dhe i shkolluar në Austri, Doli është një ndër violinistët më në zë jo vetëm të Vjenës, por dhe në skena të tjera botërore.
Por duke nisur nga 10 qershori në skenën e TKOB do të interpretohet baleti “La Sylphide” me koreografi të Ilir Kernit.
Në Teatrin Kombëtar tashmë ka nisur dhe faza e dytë e leximit të dramës shqipe.
Për në 11 qershor është “Kompleksi i Edipit” pjesa e cila në orën 19:00 është përzgjedhur për t’iu lexuar publikut nga aktorët e teatrit.
Në datat 14 dhe 15 Qershor ora 20:00 ne skenen e Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”do te ngjitet monodrama “Te gjithe jane te çmendur” me skenar dhe regji nga Naun Shundi dhe interpretimin e Ervin Bejlerit.
Ne kete veper rrefehet historia e një personazhi që ka jetuar në diktaturë dhe vazhdon edhe sot ne kete realitet.
Gjithashtu mbrëmjen e 13 qershorit në orën 20:00 do të shfaqet premiera “Pse e vodhem makinen”.
Si përherë teatri eksperimental kënd të veçantë i kushton fëmijëve çdo të shtune e të dielë në orën 10:30.
Galeria Kombëtare e Arteve vjen më dy ekspozita të reja: Sali Shijaku e cila është ekspozita e parë vetjake e Shijakut në Galerinë Kombëtare të Arteve pas viteve ’90 dhe i prezanton publikut shqiptar dhe atij të huaj krijimtarinë e Sali Shijakut, përmes 65 veprash nga më përfaqësueset, në teknikën e vajit dhe mikes. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në 28 qershor.
Ndërkohë një tjetër ekspozitë vjen në GKA ajo e artistit Rakip Shabani e titulluar “Bukur” e cila do qëndrojë hapur deri në 14 qershor.
Ndërsa kënd i veçantë i është kushtuar edhe fëmijëve. Kështu Teatri i Kukullave këtë fundjavë 13 dhe 14 qershor vjen me shfaqjen “Festivali i fund-detit”.
“Jurassic World” dhe “Entourage” janë dy premierat e javës në kinema “Millennium”.
Projeksionet e këtyre filmave do të fillojnë më 11 qershor, duke ofruar kështu për publikun jo vetëm aventurë, fantashkencë, aksion dhe komedi por edhe dy nga hyrjet më të reja në arkëtimet amerikane.
Sigal