Elbasan, gjenden 40 predha gjatë punimeve në lumin Shkumbin

412
40 predha artilerie dhe murtaje me gjatësi 50 cm, janë gjetur në shtratin e lumit Shkumbin në Elbasan. Një zbulim i tillë është bërë gjatë punimeve për devijimin e një degëzimi të lumit në afërsi të fshatit Mirakë të Librazhdit, i cili do të përdoret për vaditjen e tokave bujqësore. 
Policia e Elbasanit ka mbërritur në vendin ku u gjetën predhat dhe ndërpreu punimet që po kryheshin si dhe largimin e çdo punonjësi nga kjo zonë. Ekspertët xhenierë të Reneas kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë çmontimin e tyre, pasi ato janë të pajisura me djegore. Po ashtu pasi forcat xheniere të sigurohen që janë të parrezikshme do të bëhet edhe transportimi i tyre.
Sigal