Eurovizioni nxjerr fitues Suedinë, Elhaida Dani renditet e 17-ta

551
Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani u rendit e 17-a me 34 pikë në konkurrimin në finalen e “Eurovision-it, Festivali Europian i Muzikës, i cili u mbajt në Vjenë të Austrisë. Dani performoi e 26-ta në radhë.
Shqipëria, tre vlerësimet maksimale i bëri respektivisht ndaj Italisë me 12 pikë, Greqisë ne 10 pikë dhe Rusisë 8 pikë. 
Sasia e pikëve të grumbulluara erdhi 12 pikë prej fqinjëve tanë të Maqedonisë, 10 nga Mali i Zi, si dhe me 6 pikë na vlerësoi Greqia e Belgjika, duke u renditur në vendin e 17 me 34 pikë. Fitues ishte këngëtari i Suedisë me këngën “Heroes”, duke lënë pas Rusinë dhe Italinë.
Sigal