ESTETIKË/ Si të bëni sy joshëse me ngjyra të forta

594
Sigal

Çdo herë keni dëshiruar, por nuk keni pasur mundësi të mësoni, gjetëm udhëzime për ju. Ju nevojiten nuanca të errëta të ngjyrave. Për këtë efekt më të përshtatshme janë e zeza, kafja e errët dhe metalike ose e kaltër e errët. Por, gjithashtu, do ju nevojiten edhe nuanca të çelura si bazë, përkatësisht e bardhë ose krem që do të veprojnë si kontrast ndaj ngjyrave të errëta. Për efekt të plotë ju nevojiten edhe laps për sy me ngjyrë të njëjtë që e përdorni dhe jeni gati për të dal në qytet. Një rikujtim i vogël: Nëse keni sy me ngjyrë të çelur, të kaltër apo gjelbër, mos përdorni ngjyrë të zezë. Si zëvendësim merrni kafe të errët apo të kaltër të errët, sepse në të kundërtën mund të mos ju përshtatet në pamjen tuaj.

Stilimi i flokëve pranverë/verë

Flokë të shtypura, koshere në kokë dhe dukje të viteve të tetëdhjeta kanë dominuar në revytë, të cilat kanë paraqitur koleksionet për këtë pranverë. Gjithçka është sjellë rreth stileve me flokë më të krehura dhe me shumë llak për flokë. Mos u frikësoni të bëni diçka të re, argëtohuni dhe largohuni nga e zakonshmja. Nëse keni mëdyshje për stilin e flokëve, vizitoni një stilist dhe mbani mend se ky stil i flokëve ka të bëjë me imazhin dhe dukjen e fuqishme. Dior ka ofruar stile të tilla të ngjashme me Farah Fawcett, me shumë vëllim dhe me sy me shumë makijazh. Christian Lacroix ka prezantuar flokë dredha të shtypura dhe kaçurrele. Ndërsa Michael Kors i ka shtuar bishtit edhe një koshare të vendosur në pjesën e pasme të kokës.