MODA/ Veshja që ju tregon më të dobët

1175
Sigal

1. Blini veshje të madhësisë së saktë, as të vogël e as të madhe, sepse në rast se merrni numër më të vogël do të dukeni se mezi i keni “futur” në trupin tuaj, e nëse numri është më i madh atëherë vetvetiu do të shtoni ca “ekstra” kilogramë në trupin tuaj.

2. Vishni më shumë veshje të zeza. Nuk është e thënë që e gjithë gardëroba juaj të jetë me ngjyrë të zezë. Vishni copëza të zeza që konsideroni se janë proporcionalisht më të mëdha se trupi juaj. Për shembull: pantallona apo xhinse të zeza në rast se teprica e kilogramëve është në pjesën e kofshëve apo këmishë apo xhaketë të zezë në rast se jeni më të gjerë në pjesën e sipërme të trupit.

3. Të brendshmet e ngushta nuk ndihmojnë shumë. Në rast se keni tepricë kilogramësh, shmangni tangot. Merrni të brendshme me elastin, për shembull çorape që shtrihen, të cilat mund t’i gjeni në shitoret më të mëdha për të brendshme. E në rast se keni problem me gjoksin, kërkoni sytjena anatomike (push ap) që do t’ju përputhen saktësisht me gjoksin tuaj për të mos u dukur të lëshuara apo, se ka tepricë kilogramësh.

4. Punoni më shumë në mbajtjen e trupit tuaj. Në rast se nuk keni përdorur taka të larta është koha që t’i fusni ato në përditshmërinë tuaj. Përveç se do të zgjasin trupin tuaj, do t’ju ndihmojnë që të qëndroni krenar dhe drejtë. Pas pak kohe ushtrimesh me to dhe vetëbesimi do t’ju rritet, e me këtë edhe frika dhe mbajtja e trupit tuaj.

Fustane për këtë sezon veror

Çfarë fustanesh do të vishen këtë verë dhe pranverë varet prej shijes suaj, por edhe prej asaj se çfarë ju ofrohet për të zgjedhur nëpër dyqanet për veshje. Prej spektrit të madh të dizajnuesve të modës dhe shtëpive të modës, për sezonet që vijnë ofrohen disa lloje fustanesh. Fustani i bardhë, është një prej varianteve për këtë sezon. Kurse raftet e dyqaneve do të mbushen me fustane me ngjyra dhe me shumë dezenë. Ajo që si rregull i pashkruar është gjithmonë prezent në trendet e fustaneve janë dy gjëra kryesore: Çdo fustan duhet të jetë i lehtë për t’u mbajtur dhe të jetë i bërë prej materialesh të lehta, si dhe një detal modern të cilin duhet ta ketë me patjetër, kësaj here ai është kollani i hollë.