Edona Qose: Është lumturi të punosh me fëmijët

756
Drejtore nacionale e garave kombëtare dhe ndërkombëtare, Prince & Princess Kosovo & Albania 2016 dhe Tv Start & Start mini Models Kosovo & Albania 
1. Si është të punosh me fëmijët?
1. Jam e lumtur që punoj me fëmijë dhe të rinj, mbi të gjitha lumturia ime është që ekipi shqiptar që unë drejtoj është më fëmijë dhe të rinj nga Kosova dhe Shqipëria. Kjo më lumturon më shumë që në edukojmë brezin e ri, që jemi një komb, një kulturë. Në gara ndërkombëtarë përveç bukurisë dhe talentit që kanë fëmijët duhet shumë kujdes se si e prezantojmë Kosovën dhe Shqipërinë me traditat tona. Të punosh me fëmijë dhe të rinj është kënaqësi, por dhe e lodhshme, por kur arrihen rezultate, lodhja harrohet.

2. Nga ju ka lindur ky pasion për t’iu dedikuar botës së modës?

2. Në moshë të vogël unë kam drejtuar emisione për fëmijë dhe kuptohet secili prind donte të vishte fëmijën e tij sa më bukur, edhe unë vetë në çdo prezantim që bëja ndryshoja gardërobën time. Tani moda është bërë pjesë e rëndësishme e jetës, të gjithë kërkojnë të vishen sipas modës. Fëmijët janë të kujdesshëm por më shumë i tregojnë kujdes prindërit për gardërobën e tyre. Kjo ishte ideja ime që të filloja gara kombëtare të bukurisë dhe talenteve për fëmijë dhe të rinj. 

3. Por po kështu ju përkrahni edhe të pasionuarit pas modës, ta ndjekin atë, pse jo edhe të fitojnë vende shumë të rëndësishme në kompeticionet që krijohen për sa i përket këtyre eventeve të bukurisë?

3. Ne i përkrahim dhe për fat të mirë në çdo garë ndërkombëtare kemi fituar superçmimet në TV Start mini-Modelsof the World 2016 vajza nga Prizreni Kader Kicaj ka fituar çmimin : “Super Model TV Star World 2016”, Adonisa Sejdiu nga Mitrovica dy çmime: “Little Miss Talent dhe Princesha e pare e TV Start mini -Models of the World” dhe Klodiana Beqiri përfaqësuese e Shqipërisë ka fituar çmimin e madh: “Best Costum”. në garën ndërkombëtare “Prince & Priness of the World 2016” Henri Shaqiri nga Shkodra fitoi çmimin e madh “Prince of the World Grand Prize 2016”. 

4. A mund të themi që ju jeni shembulli më i mirë për t’u ndjekur, për të kuptuar që prindërit të kanë mbështetur në atë çka ti ke patur hobi?

4. Po ky është një shembull i mirë nga unë dhe fëmijët dhe të rinjtë, të cilët ndjekin këto gara kombëtare dhe ndërkombëtare në mesin e fëmijëve të botës, shikoj që prindërit e tyre bëjnë atë që prindërit e mi kane bërë kur unë kam qene e vogël, me kane përkrahur në çdo ide timen.
5. Shumëkush mund të pyesë, se si ke arritur të bëhesh drejtoreshë kombëtare përkatësisht në eventet që realizon. Si mund ta kesh pozicionin tënd? Na përshkruaj pak rrugën që ke ndjekur për të arritur aty ku je aktualisht. 

5. Nuk është e lehtë, është përgjegjësi e madhe të formosh ekipin shqiptar: Kosova & Albania është përgjegjësi e madhe për mua kur ulem si anëtare e Jurisë Internacionale në mesin e drejtoreve të tjerë të botës. Unë kam prezantuar disa herë spektaklet që ka organizuar motra ime Sidrita Sadikaj e cila ka 6 vite dhe është e para Drejtoresha Nacionale e Kosovës dhe e Shqipërisë për garat ndërkombëtare për fëmijë dhe të rinj. Koleget e saj i kane bërë pyetje dhe me pas me kane kërkuar CV, e kështu duke pare dhe përcjellur punën time në aktivitete dhe projekte të ndryshme që unë kam organizuar me pare në Kosove dhe Shqipëri, duke pare punën, korrektësinë, atëherë me dhanë Licencat e dy garave ndërkombëtare në Turqi dhe në Bullgari. 

6. Sa kompeticione ke realizuar?

6. Unë kam realizuar dy gara ndërkombëtare dhe për fat të mirë puna ime është shpërblyer me superçmimet, konkurrenteve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe me emocionuesja ka qenë kur më kanë dhënë çmimin “Star of the World” Forever. Pas këtyre dy garave ndërkombëtare tani më kanë dhënë edhe dy licenca të tjera në Antalya dhe në Ceki. 

7. Me çfarë po merresh aktualisht?

7. Momentalisht jam menaxhere e një firme….. here pas here punoj dhe në emisione të ndryshme në media, përkatësisht kam bashkëpunime me TV Prizrenin, TV Opinion, Media Center Vala etj, po ashtu merrem dhe me angazhimet e garave kombëtare nga të cilat unë se bashku me stafin tim se shpejti do të përzgjedhim Ekipin Shqiptar ” Kosova & Albania ” për 10 vjetorin e Festivalit TV Start & Start Mini-Models of the World 2016 

8. Je ndjerë ndonjëherë e lodhur nga puna që bën?

8. Është e lodhshme, por është emocionuese kur unë jam në Jurinë Internacionale dhe shikoj konkurrentet e ekipit tim. Jam e lumtur që të gjithë pëlqejnë punën time dhe vlerësojnë çmimet me të cilat unë se bashku me jurinë i kemi vlerësuar fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës në garat kombëtare në Kosovë dhe Shqipëri, drejt një karriere të suksesshme jashtë vendit, në garat ndërkombëtare.

9. Çfarë shkolle ke mbaruar?

9. Kam mbaruar Universitetin Aldent në Tiranë. Gjithnjë që e vogël kam punuar në radio dhe televizione si moderatore, gazetare. Shkolla të cilën kam mbaruar nuk është se nuk me pëlqen, por nuk ka pune në këtë drejtim dhe unë jam drejtuar në hobin tim, median dhe modën. 

10. Po në jetën personale, cilat janë angazhimet që ti ke? 

10. Me pëlqen që të realizoj spektakle në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës veçanërisht edhe neper fshatra. Kam dëshirë të thyej sado pak mentalitetin, kam besim se shumë shpejt do t’i realizoj.

11. Çfarë të ka mbetur peng nga e shkuara?

11. Nuk e di të më këtë ngelur peng diçka nga e shkuara, pasi fal zotit, fal familjes dhe përkrahjes që ata me kanë dhënë, unë jam këtu ku jam sot, falënderimi më i madh i takon mamit: “Pa ty zot dhe mami jam asgjë” 

12. Cilat janë gjërat për të cilat nuk do të doje të flisje kurrë në jetë?

12. S’kam ndonjë gjë, për të cilën s’mund të flas.
13. Sekretet, më kë preferon t’i ndash?

Me asnjeri.
14. Po ta ktheje kohën pas, çfarë nuk do të doje të ndodhte në jetën tënde?

Nuk me pëlqen t’i kthehem gjerave pas, fal zotit çdo gjë është OK.
15. Po të ndodhte?

Do mundohesha të rregulloja çdo gjë. 
16. Për çfarë nuk do të thoshe kurrë “JO”?

Për çdo gjë që mua do të me bënte të lumtur. 
Intervistoi: Klaudia Malaj 
Sigal