-Shtëpitë botuese “Bota Shqiptare” dhe Morava më të frekuentuarat nga lexuesit për titujt dhe çmimet
– Në panairet e fundit tregohet se në shtëpi tashmë prindërit po ndikojnë tek fëmijët që të mos bëhen të varur tek internet
– Duhet thënë se katër Panairet e fundit kanë pasur si dallim rritjen e numrit të botimeve për fëmijë
Albert Z. ZHOLI
Dita e dytë e Panairit të librit Tirana 2025 ishte shumë e bukur, si një pranverë. Bashkë me bukurinë e natyrës Pallati i Kongreseve ishte i mbushur plot me dashamirës të librit, por edhe vizitorë të rastit. Natyra dhe libri përbënin një binom interesant në Pallatin e Kongreseve. Ajo që u vu re në këtë ditë ishte se u organizuan disa aktivitete për fëmijë njëkohësisht dhe promovime librash për fëmijë. Duhet thënë se katër Panairet e fundit kanë pasur si dallim rritjen e numrit të botimeve për fëmijë. Por interesimi në këto dy ditë nuk ka qenë vetëm nga fëmijët…Po vihet re një ndryshim në këto dy Panairet e fundit. Interesimi për libra në shoqërinë shqiptare po rritet. Pra këto panaire të fundit sikur, po tregojnë se libri po fiton terren dhe nuk po zëvëndësohet nga interneti. Kjo tregon se Panairet po gjejnë forma dhe rrugë që njerëzit të ofrohen tek libri. Tashmë po shihet se edhe në familje libri po kthehet në edukatë. Në panairet e fundit tregohet se në shtëpi tashmë prindërit po ndikojnë tek fëmijët që të mos bëhen të varur tek interneti, telefoni. Ky interesim i këtij viti ka përbrenda dhe një shtysë tjetër: Dashamirësit e librit gjatë këtij panairi kanë mundësi të takojnë edhe autorët e tyre të preferuar dhe një mundësi për të marrë kështu një autograf me emrin e tyre. Uljet e çmimeve që kanë bërë shtëpitë kryesore botuese si “Morava” apo” Bota Shqiptare” janë ato çfarë tërheqin më shumë edhe vëmendjen e lexuesve.

Konkursi
Panairi i 28 i LIBRIT është një festë e madhe e përvitshme e librit me lexuesit, autorët, përkthyesit dhe të gjithë aktorët e botës së LIBRIT!
Mes shumë ngjarjeve letrare në Panair, një nga ato që priten me shumë interes, është, pa dyshim gara për Çmimet e Panairit. Është detyrë dhe mision i Jurisë që tashmë ka filluar nga puna, të vlerësojë të gjithë titujt konkurrues.
Siç dihet, Juria përbëhet nga:
Elsa Sk[nderi Rakipllari – pedagoge UT, studiuese e letërsisë, kryetare e juries
Beti Njuma – gazetare, përkthyese
Maniela Sota – përkthyese
Teuta Dhima – bibliotekare, publicist
Zija Vukaj – përkthyes, studiues i letërsisë
Ju kujtojmë se:
– Çdo botues, ekspozues, pra pjesëmarrës në këtë Panair, mund të dërgonte, me pëlqimin e autorit, veprat që i konsideron të denja për pjesëmarrjen në këtë garë. Pjesëmarrja në konkurs kushtëzohej nga dorëzimi falas pranë sekretarisë së Shoqatës, në rrugën “Frederik Shiroka”, nr. 31 Tiranë, i kopjeve të nevojshme të librit, për jurinë (Për të lehtësuar punën e jurisë, 2 kopje nga çdo libër, do të ishte i mirëpritur). Çmimi i jepet çdo vit një libri të shkruar në shqip dhe të botuar në botimin e tij të parë, në periudhën dhjetor 2024 – nëntor 2025, pra pas Panairit të 27 të Librit.
– Shkrimtarët që e kanë fituar një herë Çmimin e Panairit, nuk mund të konkurrojnë para se të kenë kaluar tre edicione radhazi.
– Autorët nuk mund ta paraqesin veprën e tyre drejtpërdrejt dhe në mënyrë të pavarur. Veprat mund të dorëzohen vetëm nga botuesit përkatës ekspozues.
Çmimet që do të propozohen nga juria, gjithnjë në varësi të titujve konkurrues dhe cilësisë së tyre, parashikohen të jenë për
– Autorin e librit më të mirë të vitit (fiction). – Përkthyesin më të mirë të vitit. -Autorin e librit më të mirë studimor dhe -Autorin e librit më të mirë për fëmijë.
Si çdo vit, Ambasada e Francës në Tiranë do të japë një çmim për librin më të mirë të përkthyer në shqip nga letërsia frënge. Këtë vit do të ketë edhe një çmim për veprën më të mirë nga gjuha polake, çmim që do të akordohet nga Ambasada e Polonisë në Tiranë. Afati i fundit i dorëzimit të librave ishte 31 tetor 2025. Botuesit deri në afatin kohor kanë sjellë shumë libra. Në këtë Panair Shtëpia Botuese “Morava” dhe Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare” mbeten më të dashura dhe më të frekuentuara nga lexuesit.
Librat më të shitur nga Shtëpia Botuese “Morava”


Librat më të shitur nga Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”





















