Botimet “Morava”: Të gjithë kanë një të ardhme, por jo të gjithë e kanë fatin të caktuar

1809
Sigal

Seria e re për adoleshentë nga autorja bestseller Veronica Roth: “Gdhende shenjën” dhe “Fatet ndajnë”

Të gjithë kanë një të ardhme, por jo të gjithë e kanë fatin të caktuar.

Ishte fati ai që i bashkoi ata të dy. Dhe tani është përsëri fati ai, që do t’i ndajë. Jetët e Sira Noavekut dhe Akos Keresethit janë të përcaktuara nga fatet e tyre, të parathëna nga orakujt që në lindje. Pasi përcaktohet, fati është i pashmangshëm. Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë. Sira njihej për dhuntinë e saj vdekjeprurëse, duke përçuar një dhimbje të jashtëzakonshme përmes prekjes dhe vëllai i saj tiran e shfrytëzonte si armë ndaj atyre që i dilnin kundër. Akosi është i dashuruar me Sirën, pavarësisht fatit të tij: Ai do të vdesë në shërbim të familjes Noavek. Dhe kur babai i Sirës, Lazmet Noaveku – një tiran shpirtlig, që të gjithë e pandehnin të vdekur – del në skenë dhe pretendon të marrë fronin shotet, Akosi beson se fundi i tij është më afër se kurrë. Ndërsa Lazmeti, ndez një luftë barbare, Sira dhe Akosi përpiqen ta ndalojnë atë me çdo kusht. Për Sirën, kjo do të thotë vdekja e burrit, që mund të jetë ose jo babai i saj. Për Akosin, kjo mund të nënkuptojë fundin e jetës së tij. Në një kthesë mahnitëse, të dy do të zbulojnë se si fati i ka përcaktuar jetët e tyre në mënyra, nga më të papriturat.

Libri i tretë i Eposit të Akullit dhe Zjarrit, “Stuhi shpatash”, i njohur në mbarë botën nga dashamirësit e serialit “Game of Thrones”. Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme; Xhofri, trashëgimtari i ligjshëm i Robertit dhe sundimtari më i urryer që ka qeverisur ndonjëherë Shtatë Mbretëritë, u helmua në gostinë e dasmës së tij; Ujku i Ri u masakrua nën çatinë e Lordit Uolldër, ditën e dasmës së të ungjit Edmjur, i pambrojtur as nga e drejta e bujtësit; Lordi Stanis po shëron plagët, i mposhtur dhe i turpëruar, në betejën e fundit, viktimë e priftëreshës së kuqe që e mban atë në grackën e saj. Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e 3 dragonjve të vetëm të mbetur në botë, pasi ka pushtuar disa qytete dhe ka blerë një ushtri të madhe, ka vendosur të mbretërojë në Mirinë derisa dragonjtë e saj të rriten mjaftueshëm për ta ndihmuar të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë.Dhe, ndërkaq forcat e errëta Përtej Kufindarësit po përparojnë për përballjen përfundimtare. Një ushtri barbarësh kërkon të rrëzojë Kufindarësin, shoqëruar nga një hordhi Tjetërsojësh dhe të vdekurish që ecin, të cilët nuk mund t’i ndalë asgjë përveç draguaqelqit. Lufta ka filluar që në çastin kur bota zuri fill dhe, para se të marrë fund, tërë njerëzit duhet të zgjedhin në cilën anë do të rreshtohen. Në anën e R’llorit, Zotit të Dritës, apo Zotit të Tjetërsojve, emri i të cilit nuk mund të thuhet. Zgjedhja nuk është mes Barathionëve dhe Lenisterëve, apo mes Targerienëve dhe Starkëve. Është me jetës dhe vdekjes. Mes territ dhe dritës. Ndërsa e ardhmja e mbretërisë së njeriut varet në fije të perit, askush nuk do të ketë paqe derisa të Shtatë Mbretëritë të kenë shpërthyer në një stuhi të vërtetë shpatash …“Një fantazi e vërtetë epike… plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë… një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë.”

Publishers Weekly

Nga autori shumë i dashur për lexuesit Irvin D. Yalom, i njohur për romanet e tij bestseller: “Kur qau Niçja”, “Kura e Shopenhauerit”, “Xhelati i dashurisë” etj, vjen në shqip libri i tij “Ta shohësh diellin në sy”. Ta shohësh diellin apo vdekjen në sy është e dëmshme. Unë nuk do t’ia rekomandoja askujt ta vështronte diellin drejt e në sy, por për vdekjen është diçka krejt ndryshe. Një vështrim i plotë e i patundur mbi vdekjen është mesazhi i këtij libri. “Këtë libër e fillova duke parë se ankthi ndaj vdekjes rrallë gjen vend në bisedat e terapisë. Terapistët e shmangin temën për një sërë arsyesh: ata e mohojnë praninë apo rëndësinë e ankthit ndaj vdekjes; ata pretendojnë se në fakt, ankthi ndaj vdekjes është ankth për diçka tjetër; ata mund t’i tremben ndezjes së frikërave të tyre; ose mund të ndihen tepër të pështjelluar apo të dëshpëruar për vdekshmërinë. Shpresoj që në këto faqe të kem përçuar domosdoshmërinë dhe dobinë e përballjes dhe eksplorimit të të gjitha frikërave, edhe ato më të errëtat. Por ne na duhen mjete të reja – të tjera ide dhe një tjetër lloj marrëdhënie terapist-pacient. Unë sugjeroj t’ua vëmë veshin ideve të mendimtarëve të mëdhenj, të cilët janë përballur drejtpërdrejt me vdekjen dhe të ndërtojmë një marrëdhënie terapeutike bazuar mbi faktet ekzistenciale të jetës. Të gjithë janë të destinuar të përjetojnë shendin e jetës dhe frikën ndaj vdekshmërisë. Të gjithë ne përballemi me të njëjtin tmerr, plagomën e vdekjes, krimbin në palcën e ekzistencës”.

– mpakjen e jetës sonë të brendshme, mjegullimin e syve tanë, topitjen e racionalitetit tonë.

Yalom-i është Shehrazadja e divanit terapeutik, puna e tij një ushtrim i mrekullueshëm në artin e tregimtarit.

— New York Times