Bashkësia mbarëbotërore e muzeve feston Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

512
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu Historik Kombëtar do të çelë ekspozitën me temë: “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas”, e cila përmban 19 objekte prej ari dhe argjendi, që janë punuar nga argjendarët vendas. Ekspozita do të çelet më 17 maj 2017 ora 12.30 në pavijonin e ikonave të Muzeut Historik Kombëtar.
Tema e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve për vitin 2017 është: “Muzetë dhe
historitë tabu (ose historitë e debatueshme apo historitë e kundërshtueshme): Të
flasësh pa fjalë në muze ose të thuash të paimagjinueshmen”. Kjo temë përqëndrohet në rolin e muzeve, të cilët duke punuar në dobi të shoqërisë, shndërrohen në pika kyçe për nxitjen e marrëdhënieve paqësore mes njerëzve. 
Sigal