Armina Mevlani tregon ku ndryshojnë ajo me Shkëlzen Berishën

512
Jemi kaq të ndryshëm!
Kjo është e vërteta për meshkujt dhe femrat, të paktën sipas një artikulli që blogerja bukuroshe ka postuar në profilin e saj në Facebook. Armina ka bërë publik një artikull që flet për ndryshimet mes meshkujve dhe femrave nëpërmjet disa fotove komike. Ajo duket se ka gjetur mes gjërave të listuara në artikull ngjashmëri edhe në jetën e saj me të dashurin Shkëlzen Berisha. Kjo pasi krahas shkrimit komik dhe satirik ka etiketuar Shkëlzenin duke thënë se çfarë shkruhet aty është kaq e vërtetë. Për sa i përket artikullit të faqes Bright Side, duket se bëhet fjalë për ndryshimet, e thjeshta dhe bazike mes meshkujve dhe femrave, ku ndër të tjera përfshihen mënyra se si meshkujt dhe femrat përballojnë ndarjen, mënyra si shkojnë në tualet, sa pjesë të krevatit zë secili, dhe sa kohë i duhet njërit apo tjetrit për t’u bërë gati. Nuk e dimë nëse Armina e ka gjetur veten tek ndonjëra prej tyre apo tek të gjitha bashkë, por diku aty fshihen zakone meshkujsh dhe femrash që duket se i ka edhe çifti simpatik. 
Sigal