Krijesa më e rrezikshme në Tokë s’është peshkaqeni, madje as vetë njeriu! Do të mbeteni pa fjalë!

610
Krijesa më vdekjeprurëse në botë nuk është ajo që mund t’ju shkojë në mendje.
Në blog-un e Bill Gates në 2016 u publikua një grafik i cili tregonte numrin e vdekjeveprej kafshëve në vit.
Rreziku më i madh ishin mushkonjat.
Po, mushkonjat – insektet e bezdisshme që thithin gjakun dhe transmetojnë viruse nga personi në person – janë përgjegjëse për vdekjet e lidhura me kafshët (830.000 në vit për të qenë të saktë).
Për krahasim; njerëzit janë përgjegjës për 580,000 vdekje njerëzore në vit , gjarpërinjtë llogariten për 60,000 vdekje në vit dhe peshkaqenët kanë marrë vetëm gjashtë jetë në vit.
Mushkonjat janë përgjegjës për përhapjen e virusit Zika, si dhe të sëmundjeve të tjera kërcënuese për jetën si dengja dhe ethet e verdha transmeton 360grade.al.
Por këto sëmundje nuk janë ato që bëjnë mushkonja aq vdekjeprurëse.“Duhet të mbajmë në mend se numri i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve që lidhen me mushkonjat vjen nga malaria,” shkroi Gates në një postim në blog.
Malaria është një infeksion parazitar i përhapur nga mushkonjat që mund të çojë në të dridhura, ethe dhe përzierje, së bashku me ndërlikime të tjera më të rënda, përfshirë dështimin e organeve.
Sëmundja vetë është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të lidhura me mushkonjat, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane.
Fatmirësisht, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja po bie.
Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, vdekjet e malaries ranë me 62%, që përkthehet në 6.8 milion jetë të shpëtuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sigal