“Argjiro Fest On” “ul” siparin pas 7 ditësh, triumfon qarku i Tiranës

546
Edicioni i 10 i “ArgjiroFest_ON” ka mbyllur siparin mbrëmjen e 16 majit. Për 7 ditë dhe 7 netë qyteti I Gjirokastrës u mbush nga atmosfera mbrëselënnëse e grupeve folklorike nga i gjithë vendi.
Nga data 10 deri 16 maj më shumë se 1700 konkurrues në të gjitha gjinitë dhe nga të gjitha krahinat si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi morën pjesë në garën e madhe të Folklorit.
Më shumë se 100 kostume u rindërtuan sipas teknikave të artizanatit autentik nga Ministria e Kulturës dhe u prezantuan në skenën e Folklorit.
Mbi 15 të ftuar specialë gjallëruan Netët e Festivalit dhe gjithë qytetin e Gjirokastrës.
Fitues në këtë edicion është shpallur Qarku i Tiranës, ndërkohë vendi i dytë u nda përkatësisht nga Berati dhe Korça ndërsa vendi i tretë midis Lezhës dhe Malit të Zi. 
Edicioni i radhës i Festivalit Folkorik të Gjirokastrës pritet të zhvillohet pas 5 vjetësh.
Ai është i vetmi monument kulture ku marrin pjesë e përfaqësohen, në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë shqiptarët, kudo që janë.
Ja çmimet e dhëna në edicionin e 10-të të “ArgjiroFest_ON”:
Çmimi i pare: Qarku Tiranë
Çmimi i dytë: Qarku Berat
Çmimi i dytë: Qarku Korçë
Çmimi i tretë: Qarku Lezhë
Çmimi i tretë: Mali i Zi
Rapsodi më i mire: Turk Mustafa, Qarku Shkodër
Orkestrina më e mirë e Veriut: Ansambli Mati, Qarku Dibër
Orkestrina më e mirë e Jugut: Orkestrina e Qarkut Korçë
Këngëtari më i mire: Egzona Salaj, Mali i Zi
Interpretimi më i mirë në valle: Valle dasme Lunxhiote, Qarku Gjirokastër
Valltari më i mirë Shefki Bekteshi, Ansambli Drita e Dervenit,
Shkup Instrumentisti më i mire: Zhani Struga, Qarku Korçë
Paraqitja më e mirë e veshjeve popullore:, Qarku Lezhë
Teksti popullor më i vjetër,: “Llaxoret”, Qarku Tiranë
Me çmime të karrierës u nderuan
Qarku Fier – Guri Rokaj
Qarku Dibër – Myfterim Kupe
Qarku Dibër – Qerim Sula
Qarku Durrës – Refat Sulejmani
Qarku Durrës – Skënder Mustafaj
Qarku Korçë- Bylyre Jashari
Qarku Korçë – Zhani Struga
Qarku Kukës – Deli Metalia – Tropojë
Qarku Kukës – Grupit të valles së burrave Kukës
Grupi “Strajani” Gostivar – Mjeshtrit të Kavallit Salla Shabani
Qarku Tiranë – Nuri Gjoni dhe Hysen Pere për “Bastarçja e vjetër” – Komuna Zall- Bastasr
Qarku Lezhë – Pal Dedgjonaj
Qarku Lezhë – Grupi i burrave Mirëditë me “Melodi Orkestrale’
Qarku Vlorë – Katina Beleri
Qarku Vlorë -Vendim Kapaj
Qarku Lezhë – Gjovalin Ndreca, instrumentist
Qarku Elbasan – Shaqir Sinani
Qarku Fier – Shaban Zeneli, Muharrem Mezani
Qarku Shkodër – Terezina Shtjefni
Çmime inkurajuese
Qarku Shkodër – për tinguj burimorë me çifteli
Grupi i fëmijëve Fushë – Arrëz, Pukë.
Qarku Shkodër – për “Lojë me Kullanë” Grupi i fëmijëve, Shoqata Kulturore Zadrimore
Qarku Gjirokastër – për lojën me klarinetë Igli Sadik Zeqiri
Qarku Korçë – për valle Gorarçe, Grupi i fëmijëve
Qarku Kukës – Vjollca Harudhaj, Has
Qarku Berat – Kërcimtarit Elsaev Sylari
Qarku Durrës – Amelda Fasa “Riti i Bletës” 
Sigal