Annie Leibovitz përzgjidhet për Kalendarin Pirrelli 2016

455
Fotografja Annie Leibovitz është përgjedhur nga prodhuesi italian i gomave “Pirrelli” për kalendarin e vitit 2016. Vitin e kaluar Pirrelli prezantoi në kalendar modele të veshura me lëkurë me shkëlqim. Por më shumë se lëkura ra në sy veshja e pamjaftueshme e tyre.
Tenistja Serena Williams, komediania Amy Schumer, artisti Yoko Ono, këngëtarja Patti Smith, blogger-i Tavi Gevinson dhe modelja Natalia Vodianova janë disa nga personazhet e kalendarit. Disa prej tyre janë më të veshur se të tjerët.
Kalendari i cili prodhohet në format libri, botohet tradicionalisht çdo vit por në numër kopjesh të kufizuar, vetëm për klientët e Pirrelit. Kalendari i 2016 është albumi i 43-të.
“Pirrelli këtë vit më kërkoi që të sillja një kalendar ndryshe, por në fillim nuk po e besoja. Kur fillova të shkrepja fotografitë e para, më dukej sikur nuk po punoja për kalendarin e Pirrellit,” u shpreh Leibovitz.
“Jemi duke punuar me portrete të pabesueshme, të grave të zgjuara, krijuese e të mrekullueshme…. dhe sapo kemi filluar.”
Fotografja është gjithashtu autorja e kalendarit të vitit 2000 të Pirrellit.
Sigal