Fansat e Beatles mblidhen në Meksikë, kërkojnë rekordin Guinness

370
Me dhjetëra fansa të grupit legjendar “Beatles” janë mbledhur në qytetin e Meksikos të veshur si pjesëtarët e grupit britanik të rokut. Të rinj dhe të vjetër kishin veshur kostume të grupit që përfaqësojnë periudha të ndryshme në historinë e Beatles. Ndërsa 294 persona të tjerë u prezantuan me simbolet e tyre më të njohura.
Presidenti i grupit të fansave të Beatles, Ricardo Calderon, tha se ishte i befasuar nga gjithë këta fansa të mbledhur së bashku. “Beatlesmania meksikane edhe njëherë është kthyer në qendër të vëmendjes në nivel botëror. Koncertet e Paul McCartney në Meksikë gjithmonë kanë përbërë lajm, pasi kanë qenë fantastikë.
Edhe koncertet e Ringo Starr kanë lënë mbresa të paharrueshme këtu. Në Meksikë ka më shumë se në çdo vend tjetër të botës grupe që i kanë kushtuar tribute Beatels.”
Nëse grupi i fansave të mbledhur mundi të thyejë rekordin botëror Guinness, kjo duhet parë. Dokumentet i janë dërguar orgznizatës botërorë për tu verifikuar zyrtarisht.
Sigal