Anila Sulaj AHMATAJ/ Një letër mbi kujtimet e tua!

889
Sigal

Si sot një vit më parë fytyra ime ndriçonte nga flaka e qiririt që unë mbaja në duar! Dhe mbi faqet ishin krijuar bulza uji, thua se ishin bulza pamundësie!? Jo ato i ngjasonin pikave të mëdha të shiut, po, po !qaja dhe i drejtohesha zotit me një lutje se ti duhet të rije akoma me mua për të më ledhatuar e treguar mijëra ëndrra të realizuara në zemrën dhe shpirtin tënd. Midis asaj flake unë shikoja dhe ndieja se tik-taket e zemrës tënde po vuanin dhe dalëngadalë po humbisnin ritmin, por dora jote nuk reshti së ledhatuari e së prekuri lehtë flokët e mi tamam si dikur kur ti i krehje dhe i bëje gërshet. Por ai qiri nuk u fik, ai ushqehet me shpirtin tënd. Dikur më këshilloje që të bëhesha një njeri i mirë në jetë duhet të dëgjoja këshillat e më të rriturve. Gjyshja ime e shtrenjtë ti ke qenë dhe je person i pazëvendësueshëm  për mua, për hir të dashurisë që për ty e kam do të bëja çdo gjë që ti ridëgjoja edhe njëher me nostalgji ato këshillat e tua! Skam njohur asnjë person si ty që të fali atë dashuri dhe atë sinqeritet,por çdo gjë fashitet me kalimin e kohës dhe duhet të guxosh të bësh atë që të thotë zemra. Sot më shumë se kurrë këshillat e tua janë më të vlefshme, kur kujtoj ty bota më duket ndryshe, paqja më pushton plotësisht!Sa herë të takojë në ëndrra më duket sikur stuhitë që janë përgatitur të pushtojnë universin ti i shpërbën!dhe kohën e hap kaq shumë saqë dielli harron të perëndojë. Një shikim i ëmbël, një përkëdhelje e dëshirueshme, një buzëqeshje në nevojë! Kush tjetër mund të jetë si ty,një zemër e ëmbël plot dashuri. Gjyshe ti je oqeani me gjithë kaltërsinë e tij, dashuria që ti dhuron nuk mund të gjendet te asnjë njeri tjetër. Kur ty të kujtoj vjeshta shndërrohet në një pranverë të bukur! Përqafimet tona janë pluhur që ju jep jetë luleve të porsaçelura.

 Gjyshe emer i shenjte!

Gjyshe o e shtrenjta ime!

Gjyshe o engjelli mbrojtës i gjithë fëmijëve!