Andi Allko: “Të rinjtë duhet të punojnë shumë për talentin e tyre”

644
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” fotografi nga Elbasani, Andi Allko: Së shpejti ekspozita me fotot më të bukura

Asgjë nuk është kaq e lehet sa duket, sepse të bësh një fotografi duhet të kesh talent, duhet me patjetër ta kesh pasion dhe të përfshihesh i gjithi në të, por Andi Allko i ka të gjitha këto dhe sipas tij ai e ka gjetur veten tek fotografia dhe aparati i tij qe se ndan asnjëherë nga vetja. “Edhe pse studioj për diçka tjetër që nuk ka lidhje me pasionin tim, unë ndihem mirë për këtë talent që kam zbuluar dhe do të këshilloja të gjithë të rinjtë që në fillim të kërkojnë tek vetja e tyre atë që dinë të bëjnë më mirë, sepse talenti është po aq i mirë sa edhe një shkollë”, thotë Andi në këtë intervistë të dhënë për gazetën “Telegraf”.

Për të gjithë ata që nuk e njohin kush është Andi Allko?

Jam 22 vjeç, studioj në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan për matematik-fizik.

Andi, ti je shumë i ri në moshë, por me një talent të madh mendon se është një dhuratë e Zotit?

Sigurisht që po, zoti na jep talentin dhe është në dorën tonë përparimi i tij, por dihet që pa punë dhe mundim, talenti nuk do kishte kuptim.

Si lindi dëshira për fotografinë?

Gjithmonë e kam dëshiruar fotografinë, por më dukej sikur nuk kisha kohë të merresha me të. Rastësisht më ra në dorë aparati i një mikut tim dhe fillova të shkrepja foto në natyrë. Kur më duhej ta ktheja ndjeva nevojën për të patur një aparat timin dhe kështu filloi dashuria midis meje dhe fotografisë.

Cilat janë planet e Andit për të ardhmen?

Jam pajisur me mjete pune, vetëm studioja më duhet, jam në kërkim të saj. Për planet e largëta, të mbaroj studimet, pastaj jetës nuk i dihet.

Po për hapjen e ndonjë ekspozite me fotografitë më të bukura keni menduar në të ardhmen?

Të them të drejtën kam disa kohë që po mendoj për këtë, po merrem me përgatitjet, do jetë një ekspozitë e ndarë në ditë të ndryshme të javës dhe sigurisht me tematika të ndryshme.

Ju keni punuar me shumë artistë të njohur të Elbasanit, kë do të cilësonit si më të sukseshmin?

Xhani Shqerra, jo vetëm se e kam mik, por është me të vërtet i suksesshëm është duke më ndihmuar për ekspozitën, mendohet të realizohet në “La blanche”.

Nëse nuk do të ishit marrë me fotografinë kush do ta zëvendësonte atë?

E kam gjetur veten mjaft të përfshirë në fotografi, por punë tjetër e imja është radio. Nëse nuk do ta kisha zbuluar talentin tim për fotografinë, do të isha duke u marrë vetëm me radion.

Çfarë pasionesh të tjera ka Andi?

Çfarë s’ka pasion? Përveç fotografisë dhe radios që tashmë i dini, jam i apasionuar pas modës, për mua një veshje e zgjedhur tregon një pjesë të karakterit. Para disa kohësh jam marrë edhe me muzikë, jo se nuk më pëlqen më, por nuk mund të merrem me të gjithë pasionet e mia.A