Jurgen Bala: Suksesi në Nju Jork dhe ëndrrat e së ardhmes

1431
Sigal

Gazeta ‘Telegraf’

 Koreografi dhe balerini i talentuar Jurgen Bala është një nga artistët më të suksesshëm shqiptar, që tashmë ka depwrtuar edhe në skenat e njohura të Amerikës. Koreografi që ka 16 vite karrierë brenda vendit, ka qenë një figurë e dashur për publikun shqiptar si dhe për VIP-at e showbizit me pjesmarrjen e tij në show të famshme televizive.

 

Jurgen Bala e nisi rrugëtimin artistik që në moshën pesë-vjeçare, një ëndërr e babait të tij, realizuar dhe nga motra e Jurgenit, Lori Bala, balerinë e njohur e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Jurgen Bala dhe Lori Bala njihen si dy figura shumë të dashura për publikun si yje të ‘Dancing with the Stars’.

“Motra ka qenë inspirimi dhe motivimi që dhe unë të ndjek fushën e artit dhe baletit. Për mua baleti është një pasion ku mund të shpreh identitetin tim artistik dhe mund të ndaj emocionet dhe bukurinë e muzikës me publikun,” tha balerini dhe koreografi i shquar Jurgen Bala për gazetën ‘Telegraf’.

 

Jurgen Bala tregon për ëndrrën për të patur studion e tij në Nju Jork dhe për të arritur majat e suksesit botëror. Në dhjetor 2019 ishte fitues i vendit të parë në kampionatin e ballroom dance që u mbajt në Washington DC, ku Jurgen Bala dhe Adela Lami morën pjesë si balerinë profesionalë.

“Në Washington DC dolëm fitues me dy çmime në vendin e parë dhe në vendin e tretë në dy kategori. Për mua dhe Adelën kjo ishte një fitore dhe një vlerësim për mundin dhe punën tonë shumë të madhe që ne ia kemi përkushtuar baletit gjithë jetës. Pjesmarrja në këtë kampionat të ballroom dance ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe ndjehem shumë me fat që m’u dha mundësia të përfaqësoj Nju Jorkun në skenën Amerikane dhe të marr vlerësimin e publikut. Për mua ishte një ëndërr të isha aty,” tha Jurgen Bala.

“Një ëndërr tjetër e imja është që të kem studion time në Nju Jork. Tani jam balerin dhe instructor te ‘Arthur Murray Broadway’ në Nju Jork, e cila është një nga kompanitë më të mëdha në botë. Përveç artit të baletit, dëshiroj që të sfidoj veten dhe si aktor dhe jam i hapur ndaj mundësive për projekte filmike. Besoj se skena e baletit dhe ekrani janë dy botë ku imagjinata krijuese e artistit mund të mishërohet fuqishëm. Mendoj se e gjej veten në të dyja botët – si balerin nëpërmjet muzikës tregoj realitetin e brendshëm emocional, dhe si aktor mund të shfaq anën psikologjike dhe emocionale të personazhit,” shtoi Bala.

 

Jurgen Bala u shpërngul në Nju Jork në vitin 2018, fillmisht duke u trajnuar nga dyshja famoze e “Dancing with the stars USA”, Maksim dhe Valentin Chmerkovskiy. Kompania e tyre e njohur në shkallë ndërkombëtare quhet “Dance With Me” (DWM), e cila ndodhet në Nju Jork.

Jurgen Bala bashkë me motrën e tij Lori Bala, janë shfaqur në versionin shqiptar të “Dancing with the Stars Albania” një përvojë e paharruar për Jurgenin. “Skena magjike e ‘Dancing with the Stars Albania’ të dhuron emocione shumë të bukura dhe të paharruara. Si balerin dhe koreograf, kam gjetur veten në këtë atmosferë emocionuese dhe të mrekullueshme nëpërmjet artit intepretues të baletit.” Intepretimet dhe krijimet e tij artistike bënë bujë, duke e bërë emrin e tij të njohur në skenat shpiptare me show si: “X-Factor”, “Dance with Me”, “Dancing with the Stars Albania” (Top 3 Finale) dhe “Your face sounds familiar”.