Kryemadhi: Shqipëria po përmbytet kryeministri ka dalë xhiro për të kërkuar azil

225
Sigal

 

Tani aktualisht që ne flasim, e gjithë Shqipëria po përmbytet nga shirat, ku e kemi kryeministrin? Kryeministri ka dalë xhiro, po kërkon azil politik për veten e tij. në vend që të jetë në krye të detyrës, në vend që të vërë institucionet për të ndihmuar ato familje dhe biznese që përmbyten. Pra Shqipëria është e përmbytur e gjitha. Pandemia në një anë, që ka shkatërruar, nga ana tjetër shkatërrimi i ekonomisë që vjen nëpërmjet përmbytjeve, në një anë tjetër kemi nj izolim total të Shqipërisë. Varfëria çdo ditë e më shumë ndikon dhe bëhet prezente në tryezat e shqiptarëve.