Zjarr në Fushë-Krujë, digjen 20 hektarë pyje në fshatin Derven

271
Sigal

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Derven të Fushë-Krujës. Burime nga terreni bëjnë me dije se deri më tani janë djegur rreth 20 hektarë tokë, kryesisht pyje dhe shkurre. Flakët kanë mbuluar kodrat e Dervenit, afër fabrikës së tullave, teksa favorizohen nga era e fortë. Zjarri po vijon të përhapet afër fshatit Luz, teksa policia dyshon se është i qëllimshëm.