Vrasja e Çollakut, Gjykata lë në burg Denis Shtrazën

372
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “Arrest me burg” për Denis Shtrazën. Ai akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, më 6 janar të këtij viti. Sipas policisë, vrasja është kryer në bashkëpunim me ish-oficerin e policisë, Ervin Dalipaj, i cili është shpallur në kërkim. Prokuroria bëri me dije se në makinën e Dalipajt, që u ndalua natën e vrasjes së Çollakut kur ish-oficeri i policisë gjendej bashkë me Denis Shtrazën, u gjetën gjurmë gjaku, të njëjta me ato që u gjetën në duart e Çollakut.
Sigal

Ekspertiza ka provuar se gjaku nuk është i viktimës Çollaku, por nuk është provuar ende nëse është i njërit prej dy të akuzuarve. Denis Shtraza u kap të premten në Rinas duke tentuar të ikte nga Shqipëria, ndërsa Dalipaj është në arrati. Të dy të akuzuarit nuk i kanë pranuar akuzat. Vëllai i Shtrazës në një intervistë për News24 e Gazeta Shqiptar, hodhi poshtë akuzat e ngritura për vëllain e tij, po kështu edhe Dalipaj. Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit në Durrës dhe u gjet mëngjesin tjetër i vrarë me plumb në kokë e me duar e këmbë të lidhura, pranë fshatit Murqin në Krujë.