Vrasja e Bejtjas në Fushë-Krujë, gjendet një makinë e djegur. Ja çfarë thotë policia

19
Sigal

Gjendet një makinë e djegur, që mendohet se iu përket autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Ngjarja ndodhi në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Bejtja, ish-punonjës i Burgjeve, u ekzekutua në oborrin e banesës së tij pak minuta më parë nga një breshëri armësh.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.