Ekzekutohet me armë zjarri në oborrin e banesës, Gentjan Bejtja

16
Sigal

Është vrarë në shtëpinë e tij, ish-polici Gentian Bejtje.

Ai është qëlluar me armë në oborrin e banesës së tij.

Në muajin korrik të vitit 2023, Bejtjes i vranë kunatin Ramazan Sino, në derën e banesës së tij.

Krimi ka ndodhur në banesën e Bejtjes në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Ekzekutimi me kallashnikov është bërë sapo ai është futur në oborrin e banesës së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie.