Vra.sja me armë zjarri në Vushtrri/ Pamjet nga vendi i ngjarjes

20
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vushtrri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë Zahiti.

E janë publikuar edhe pamjet në vendin se ku ka ndodhur ngjarja.