Vodhën në një banesë në Vlorë, shpallen në kërkim dy autorët

51
Sigal

Dy persona në Vlorë janë shpallur në kërkim pasi vodhën një shtëpi të marrë me qira nga dy vajza të huaja. Gjithashtu policia bën të ditur se 39-vjeçari me iniciale A.T dhe 41-vjeçari me iniciale K.B kanë vjedhur një shumë prej 500 euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë, falë veprimeve të shpejta hetimore, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. T., 39 vjeç, dhe K. B., 41 vjeç, të dy banues në Vlorë. Këta shtetas dyshohen se më datë 06.12.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane, një shumë prej 500 euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi. Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.