VIDEO/ Makina përplas motorin, një i plagosur në Sarandë

463
Sigal

Një persona ka mbetur i plagosur pas një aksidenti rrugor në hyrje të Sarandës.

Mësohet se automjeti tip “Mercedes-Benz” me targe AA938SR me drejtues Edjon Brinja nga fshati Metoq është përplasur me motoçikletën qe drejtohej nga Jorgo Ilia, e për pasoje është plagosur ky i fundit.

Gazetarja Shpresa Dine bën me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici. Nuk dihen ende rrethanat se si ndodhi ngjarja.