Vlorë, mbolli 180 rrënjë kanabis në bahçe, e ‘spiunojnë’ bashkëfshatarët

423
VLORE – Një 62-vjeçar nga fshati Vajzë i Vlorës u vu në pranga pasi kishte mbjellë në bahçen pranë shtëpisë së tij 180 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Policia e qytetit bregdetar arrestoi Pëllumb Latajn në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative.
62-vjeçari kishte mbjellë 180 kubik fidanë të bimës narkotike “canabis sativa” me lartësi 20-30 cm. Pas zbulimit të lëndës narkotike, policia asgjësoi bimët e mbjella.
Lataj do të procedohet për veprën penale “kultivim të lëndës narkotike”
Sigal