Vjedhje në mateset e energjisë, procedohen 8 punonjës të OSHEE-së

189
Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 8 punonjës të OSHEE-së, të cilët janë përgjegjës për ndërhyrje të jashtëligjshme të energjisë, të konstatuara në disa subjekte të ndryshme në Berat. Këta shtetas janë, SH. F., 57 vjeçe, banues në Berat, B. K., 57 vjeç, banues në Berat, I. P., 50 vjeç, banues në Berat, I. V., 63 vjeç, banues në Berat, M. D., 34 vjeç, banues në Berat, V. R., 34 vjeç, banues në Berat, P. M., 64 vjeç, banues në Berat, R. S., 52 vjeç, banues në Berat.
Këta persona ishin të gjithë me detyrën e përgjegjësit të leximit të matësave të energjisë elektrike pranë OSHEE-së,Berat. Akuza që rëndon mbi ta është për shpërdorim detyre, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në matëset e energjisë elektrike në subjekte të ndryshme në qytetin e Beratit, në varësi të këtyre individëve, u konstatuan ndërhyrje të jashtëligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për hetime të mëtejshme.