VIDEO/ Trazirat në ndeshjen mes AEK dhe Dinamo Zagreb, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

48
Sigal

razirat në ndeshjen mes AEK dhe Dinamo Zagreb, sfidë e vlefshme për turin e tretë të Champions League kanë sjellë 1 të vdekur, shumë përsona të plagosur ku 8 janë më rëndë në spital si dhe ka pasur shumë të arrestuar. Bilanci i sherrit është i jashtëzakonshëm, ku kanë marrë pjesë rreth 400 persona.

Në total janë arrestuar rreth 100 persona, ku mes tyre është arrestuar edhe një shqiptar. Janë arrestuar 82 tifozë kroatë, 1 shqiptar, 1 gjerman, 1 boshnjak dhe 12 grekë.

Në spital kanë përfunduar 8 tifozë, 5 janë grekë dhe 3 kroatë ndërsa fatkeqësisht 1 tifoz grek ka ndërruar jetë.