VIDEO/ Sherr për turnet e punës, shqiptari masakron shefin e fabrikës

629
Një punëtor shqiptar në fonderinë Morini në Cotignola, në Itali, ka goditur me një tub hekuri përgjegjësin e sektorit, një maroken 36-vjeçar, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Gjithçka ka ardhur pas një debati për ndarjen e punës, midis marokenit dhe një punëtori tjetër shqiptar, 42 vjeç.
Pika kulmore e debatit erdhi me ndërhyrjen e shqiptarit tjetër, i cili mori një tub hekuri dhe e goditi në kokë marokenin, duke e rrëzuar përtokë.
Punëtorët e tjerë telefonuan menjëherë urgjencën, e cila mbërriti me dy ambulanca dhe një helikopter.
I plagosuri u transferuar në spitalini Bufalini në Cesena, ku gjendja e tij, fillimisht e dëshpëruar, u përmirësuar me shpejtësi më pas.
Ndërkaq në fonderi mbërritën karabinierët, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e incidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e plagosjes së marokenit.
Sigal