Arben Sako: Pas Titullit, ftoj shtetarët të ndërtojnë një sallë sportive në Shijak

706
Nga Agron KAJA
VOLEJBOLL MESHKUJ/ Flet për “Telegraf” trajneri i ekipit Kampion për të Rritur, ja si i përcjell katër ndeshjet finale me Partizanin
Në volejbollin e meshkujve për të Rritur në këtë sezon, skuadra e Erzenit të Shijakut ka thyer “pathyeshmërinë” të skuadrës së Partizanit, pasi në drejtimin e saj erdhi një nga trajnerët më të mëdhenj shqiptarë, Ylli Tomorri. Nisur nga formula e Kampionatit, Partizani dhe Erzeni që dolën dy finalistë, duhet të luanin 5 ndeshje mes tyre për të përcaktuar skuadrën kampione, por që në fakt, shijakasit e zgjidhën vetëm me 4 ndeshje. Për gjithçka që kjo skuadër përjetoi në këto finale, për gazetën “Telegraf”, trajneri Arben Sako tregoi se tre fitoret nuk ishin të lehta për skuadrën e drejtuar prej tij. “Nëse unë si trajner i Erzenit nuk do të kisha besim te skuadra ime, që të mos mendoja fitoren e Titullit Kampion, nuk do të isha trajneri i duhur për këtë skuadër të madhe. Dhe këtu kam pasur mbështetjen e të gjithëve në këtë qytet të vogël, por që dashurojnë e dëshirojnë një volejboll të madh, të traditës së Erzenit”, ishte ky deklarimi i Arben Sakos për gazetën “Telegraf”, që më pas solli edhe të tjera detaje nga katër sfidat e Titullit Kampion me Partizanin. “Erzeni ka 5 lojtarë që janë baza e Kombëtares së të rriturve (Nazifi, Kula, Bërdufi, Çullhai dhe Arapi), dhe nuk mund të mendonte ndryshe, veç fitores së ndeshjeve play-off në finalet e titullit me Partizanin. Kanë qenë katër finale të luftuara, por edhe të vështira sikundër edhe i kishim menduar. Në të katër sfidat, setet i mendoja shumë të vështirë, por ekipi gjeti veten, tregoi se vlen të jetë Kampion. Dhe këtu, unë do të veçoja edhe mbështetjen e madhe që na kanë dhënë tifozët shijakas, për të cilët fjalët e mira janë pak”. Erzeni stërvitet në kompleksin sportiv “Goga Basket”, në të cilin Sako tregon se kushtet janë shumë të mira, por ai ka edhe një kërkesë për Erzenin e së ardhmes në volejbollin e meshkujve. “Gjatë këtij sezoni kemi pasur mbështetjen edhe të pushtetit vendor në Shijak, të cilët u bënë faktor në këtë sukses. Por, ka ardhur koha që edhe Shijaku të ketë një sallë sportive, sepse ky nivel që po tregon në volejboll, por me mangësi të infrastrukturës normale, nuk i shërben shumë së ardhmes. Ftoj shtetarët që ta vlerësojnë këtë kërkesë modeste”, ishte kjo deklarata e trajnerit Arben Sako të Erzenit në volejboll për meshkuj, e cila përpos Titullit Kampion, preku edhe një mangësi evidente, e detyrueshme për t’u ndryshuar.
Ka ardhur koha që edhe Shijaku të ketë një sallë sportive, sepse ky nivel që po tregon në volejboll, por me mangësi të infrastrukturës normale, nuk i shërben shumë së ardhmes. Ftoj shtetarët që ta vlerësojnë këtë kërkesë modeste 
Ndeshjet Play-off Partizanin
KATËR FINALE
Datë 16 prill 2018 
Partizani-Erzeni 2-3
25/19 22/25 25/17 18/25 15/17 
Datë 19 prill 2018
Erzeni-Partizani 3-2
24/26 25/19 19/25 25/23 15/12
Datë 22 prill 2018
Partizani-Erzeni 3-2
25/17, 18/25, 23/25, 25/21, 15/3
Datë 25 prill 2018
Erzeni-Partizani 3-1
18/25, 25/21, 28/26, 25/22
NË TOTAL
Erzeni 3 F, 1 H: KAMPION
Peshëngritja jashtë Lojrave Olimpike Mesdhetare, e përjashton KOKSH-i
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, KOKSH-i ka vendosur që të lerë sportin e peshëngritjes jashtë Lojërave Mesdhetare që zhvillohen në Tarragona të Spënjës, nga 22 qershori e deri më 1 korrik 2018. Kjo për faktin se, rezultatet e analizave të kohëve të fundit për disa sportistë të këtij sporti kanë rezultuar me përdorim dopingu. Ko është një tjetër goditje që KOKSH-i po kërkon t’i japë peshëngritjes, një sport që ka dhuruar më shumë medalje, si pak të tjera në vend. Por, nuk ka ende një shkresë zyrtare të publikuar për këtë vendim, i cili pritet që javën e ardhshme të zbardhet, dhe argumentimi i vendimit të Kryesisë, nëse do të mbetet ende në fuqi. 
Sigal