Lorik Boshnjanku: Me Vllazninë dua titullin kampion, të luash në Shkodër, krenari

107
Sigal

Lorik Boshnjaku, përforcimi i parë i Vllaznisë në merkaton verore, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Vllaznisë, ku shfaq ambiciet e tij për të fituar titullin kampion në Superiore.

Përse e zgjodhe Vllazninë?

Vllazninë e zgjodha së pari sepse është një klub i madh, me tifozë shumë të zjarrtë. Ja ndier shumë mirë nga dita e parë që kam mbërritur këtu. E di që është një kub me traditë shumë të madhe dhe shpresojmë që ta kthejmë titullin pas shumë vitesh në Shkodër. Kjo është një arsye pse kam ardhur këtu.

E kishe të vështirë të largoheshe nga Prishtina?

Normalisht ka qenë e vështirë, sepse kam kaluar shtatë vite atje, mirëpo e ndieja që kisha nevojë pr një aventurë të re dhe se zgjedhja më e mirë ishte Shkodra dhe nuk mendoj se do të jetë e vështirë të ambientohem.

A ka ndikuar trajneri Josa në vendimin tuaj?

Normalisht ka ndikuar shumë, sepse me Josën kam punuar thuajse dy vite te Prishtina, ku kemi kaluar një kohë shumë të mirë. Atë që lamë përgjysmë te Prishtina, shpreson ta vazhdojmë te Vllaznia.

Si po ndihesh në këto ditë më parë tek ekipi kuqeblu?

Të them të drejtën më kanë pritur shumë mirë, bashkëlojtarët janë shumë të sjellshëm dhe nuk më mungon asgjë. Po kaloj çaste të mira, shpresoj të vazhdojmë kështu me grupin.

S i shihni përballjen me Universitatean e Craiovës?

Normalisht shumë të vështirë në letër, mirëpo ne besojmë të ky grup dhe cilësitë tona. Shpresojmë që ta kalojmë, edhe pse kundërshtari është favorit në letër.

E keni ndier mbështetjen e tifozëve kuqezi?

Ka marrë shumë mesazhe nga tifozët, të luash për Vllazninë është nder, krenari. Shpresoj t’ua kthejmë tifozëve mbështetjen me rezultate si në Europë edhe në kampionat.

Vllaznia dy vitet e fundit ka fituar Kupën, por jo titullin…

Dëshira ime më e madhe është të shpallemi kampion. Dy vite radhazi Vllaznia ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe shpresojmë që ky vit të jetë viti i Vllaznisë dhe të fitojmë titullin, sepse e meritojnë këta tifozë, këta drejtues. Me këtë grup lojtarësh që kemi, besoj se do t’ia arrijmë qëllimit.