Vllaznia B ka 1 vit pa rroga, trajneri Kraja sfidon: Jemi zotuar të shpëtojmë Vllazninë

358
Sot, Vllaznia B luan një transfertë tepër të vështirë në Kavajë ndaj Besës, ndeshje e cila mund të vendosë fatet e skuadrave në luftën për mbijetesë në Grupin A. Ndërkohë që dje, në RTSH, trajneri i kësaj skuadre, Ervis Kraja, ka “zbardhur” një të fshehtë që vetëm zyrtarisht dihej. “Skuadra jonë (Vllaznia B), mund të ketë një vit pa u paguar, por ne do të vazhdojmë të punojmë për të, dhe të luftojmë deri në fund për të siguruar mbijetesën. Jemi zotuar që të gjithë që së bashku të shpëtojmë Vllazninë B nga rënia nga Kategoria dhe këtë do ta bëjmë”, kështu u shpreh fillimisht Ervis Kraja në këtë deklarim, duke ju referuar më pas edhe ndeshjes së sotme në Kavajë. “Ne ndodhemi në zonën Play-out, që ka të bëjë me mbijetesën në Kategorinë e Parë. Ndaj këto ndeshje që kanë mbetur, për Vllazninë B janë si finale, dhe tashmë luajmë finalen ndaj Besës nesër (sot). Në Kavajë ne do të shkojmë për të bërë lojën tonë dhe kërkojmë një rezultat pozitiv, dhe unë shpresoj për një barazim, që do të ishte shumë me vlerë për ne”, ka qenë kjo deklarata e trajnerit të Vllaznisë B në Grupin A, zona Play-out në Kategorinë e Parë.
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 26-të
Të shtunën, 28 prill 2018
Erzeni-Kastrioti 16:00
Besëlidhja-Dinamo 16:00
Egnatia pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 24 36
2. Egnatia 24 24
3. Erzeni 23 22
4. Besëlidhja 24 17
5. Dinamo 23 14

Zona Play-out
Të shtunën, 28 prill 2018
Tërbuni-Burreli 16:00
Besa-Vllaznia B 16:00
Korabi pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Burreli 24 19
2. Besa 24 19
3. Vllaznia B 23 18
4. Korabi 24 17
3. Tërbuni 23 16
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 26-të
Të shtunën, 28 prill 2018
Apolonia-Tirana 16:00
Pogradeci-Tomori 16:00
Bylis pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 24 39
2. Bylis 24 25
3. Tomori 23 21
4. Apolonia 23 20
5. Pogradeci 24 18

Zona Play-out
Të shtunën, 28 prill 2018
Shënkolli-Naftëtari 16:00
Turbina-Shkumbini 16:00
Iliria pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 24 21
2. Iliria 24 20
3. Turbina 23 17
4. Shkumbini 24 14
5. Naftëtari 23 11