VIDEO/ Policia e Fierit dhe FNSH kontroll në lokale, 3 arrestime

518
Sigal

Policia e Fierit, në bashkëpunim me FNSH Fier bënë të mundur finalizimin e operacionit “Porosia e fundit”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. S, 27 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celular, 450 euro dhe 470 mijë lekë.

Po ashtu, gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi ju gjetë një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim P. H, 27 vjec, banues në Mallakastër. Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Shkatërrim i pronës” parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.