Qeveria u jep thërrime nxënësve të shkollave, 300 lekë në muaj, miliona euro koncesionarëve

311

Qeveria ka ndërmarrë iniciativë për të ndihmuar familjet në vështirësi ekonomike, duke shtuar në paketën e ndihmës ekonomike edhe 300 lekë në muaj për çdo fëmijë që është në shkollë. Ministrja e Ndihmës Sociale, Manastirliu tha se nga nisma përfitojnë 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë. Manastirliu: Programi i mbrojtjes sociale bashkë me skemën e ndihmës ekonomike që përfshin 47 mijë fëmijë, familjet e të cilëve marrin bonusin, i cili alokohet për mosbraktisjen e shkollës. Është vetëm një nga elementët e mbrojtjes sociale pasi edhe librat falas për të gjithë fëmijët e familjeve të cilët përfitojnë nga ndihma ekonomike i marrin falas prej vitesh për të gjithë vitet e ciklit të detyrueshëm. Vetëm për vitin 2018, fondi i vënë në dispozicion për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, për fëmijët që nuk braktisin shkollën është 171 milion lekë. Lindin një seri pyetjesh:

– A janë të mjaftueshme 300 lekë në muaj për nxënësit e shkollave?

– Çfarë mund të blejnë nxënësit me 300 lekë në muaj? As gjysmë kile qumësht në ditë nuk blejnë dot.

– Nuk ka fonde qeveria të ndihmojë më shumë për nxënësit e shkollave?

– Pse qeveria ka fonde, kur paguan më shumë se 100 milionë euro në vit koncesionet, të cilat nuk kanë hapur as vende të reja pune? Përditë jepen lajme që mbyllen në të gjitha rrethet, qytete dhe fshatra dhjetëra shkolla, sidomos të ciklit 9 vjeçar, sepse nuk ka më fëmijë.

– Si do të stimulojë qeveria nxënësit të vazhdojnë shkollat në Shqipëri, kur nuk ofron ndihmë të mjaftueshme ekonomike dhe sociale?