Votat pro Ruçit, PD zyrtarizon qëndrimin: Deputetët tanë nuk u shitën, u manipulua rezultati

559
Zëdhënësja e Grupit të PD-së, Grida Duma ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar zyrtarisht lidhur me faktin se si rrodhën dy votat e opozitës për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.
Me anë të një statusi në faqen e saj të “Facebook”-ut, Duma pohoi se sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati. Ajo shtoi se në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votës se lirë.

MESAZHI I DUMËS
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi me qëllim të qartë të lërë Partinë Socialiste të administronte numërimin dhe votimin; pikërisht për të vërtetuar deri ku shkon e keqja. U faktua!
Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i sigurt.
Mosmarrja pjesë e opozitës, Partisë Demokratike në komisionin e votimit u bë pikërisht për të faktuar se udhëheqësi me “Ruçë” do të jetë si në diktaturë, ku shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që do të përcillnin vrasjet reale.
Në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votes se lirë!
Sigal