VIDEO/ Gjenden thasë me drogë në një banesë të braktisur në Memaliaj, sekuestrohet dhe një armë gjahu

431
Policia ka sekuestruar 81 kg drogë në dy aksione të ndryshme në Memaliaj dhe Gjirokastër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër kanë zhvilluar operacionin e koduar “Koshtan”, ku në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, u gjetën disa thasë, me Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”.
Pesha totale e lëndës ishte 75 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nedin Karavidha, 45 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër pasi në banesën e tij u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sigal