VIDEO/ “E flisnin greqishten copë-copë, ishin shqiptarë”, detaje mbi vra*jen e biznesmenit grek

161
Sigal

Dalin pamjet e motoçikletës që braktisën autorët që ekzekutuan ditën e hënë bosin e mafies greke, Gianni Skaftourou.

Sipas “ERT”, motori ishte vjedhur nga një magazinë në vitin 2019, në zonën e Aspro Pirgou, ndërsa tashmë do t’i nënshtrohet kontrolleve me shpresë për gjetjen e gjurmëve të ADN-së, së bashku me makinën që u vodh ditën e ngjarjes.

Ndërkohë, është zbardhur edhe dëshmia e pronarit të makinës, i cili është edhe i afërm i viktimës, teksa para oficerëve të policisë ka përshkruar autorët të cilën e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë zbritur nga mjeti duke ia marrë atë.

Ai thotë se flisnin “copë-copë” greqisht dhe se kjo e ka bërë të dyshojë se mund të jenë shqiptarë.

“Më kërcënuan me kallashnikov dhe më kërkuan të zbrisja nga makina. Flisnin ‘copë-copë’ greqisht dhe me shumë mundësi ishin shqiptarë. Kishin veshur rroba të zeza, kapuç, syze dielli dhe ishin me gjatësi mesatare”, ka dëshmuar ai.

Hetuesit tashmë janë duke gjurmuar numrat e telefonave për të rënë në gjurmët e autorëve.

Kujtojmë se 55-vjeçari grek u ekzekutua në komunën Dervenochoria, ku kishte shkuar me familjen për të festuar Pashkët, por aty është vrarë. Thuhet se autorët kanë qenë 4 persona, ndërsa dy prej tyre, kanë zbritur nga motoçikleta dhe më pas kanë hyrë në oborrin e banesës ku ndodhej objektivi i tyre dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me kallashnikov.

Krimi ndodhi në sy të familjes së 55-vjeçarit. Nga të shtënat u plagos edhe vajza e tij 22-vjeçare dhe vjehrri i tij, të cilët u transportuan në spital.