Shpëtohen pesë persona tek Gjiri i Lalzit

563
Pesë persona janë shpëtuar sot, pasi i ka rrëmbyer dallga tek Gjiri i Lalzit. Emergjencat Civile kanë mundur të shpëtojnë në det pesë persona, ndërsa ishin duke u larë në det, kur për momentin i rrëmbeu dallga. Bëhet fjalë për shtetaset Majlinda Hidri, 36 vjeçe, O. Hidri, 10 vjeç, K. Hidri 16 vjeç, Alisa Muça, 21 vjeç. Aktualisht ata ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Sigal