Tiranë, fyeu e dhunoi policin rrugor pranga biznesmenit 34 vjeçar Gjuta

504
Sigal

TIRANE – Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një biznesmen 34 vjeçar, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka ka dhe goditur për motive të dobëta punonjësin e policisë rrugore.
 
Në prangat e policisë ka rënë Vladimir Gjuta, banues në Tiranë, me arsim 8-klasë, dhe i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale

Sipas policisë, arrestimi i 34 vjecarit është bërë, sepse ditën e shtunë, në rrugën “Dervish Hima” në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë fyer, kërcënuar dhe goditur për motive të dobëta dhe për shkak të detyrës punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor shtetasin A.V.

Ditën e djeshme, policia ka ushtruar kontrolle në bizneset e tij,  për aktivitet të paligjshëm. Gjithçka ka nisur  pasi Gjuta ka kundërshtuar urdhrin e policit rrugor për kontroll të dokumentacionit të automjetit pas vendosjes së një gjobe për parkim të parkuar përballë kazinosë.
 
Ndërkaq, materialet në ngarkim të Gjutës i kanë kaluar organit të akuzës për verpime të mëtejshme proceduriale.