Ja si reagoi Alec Baldwin kur zbuloi se kineastja Halyna Hutchins kishte ndërruar jetë

224
Sigal

Më 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori Baldwin ka shtënë me armë, duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina, Halyna Hutchins.

Ditën e djeshme në media u publikuan pamjet që tregojnë momentet e fundit të kineastes ndërsa mjekët tentonin t’i shpëtonin jetën.

Kurse sot, ka dalë momenti kur Alec Baldwin mëson se kineastja, Halyna Hutchins, kishte vdekur.

Në një video të publikuar, shihet momenti kur hetuesit i thonë aktorit se 42-vjeçarja nuk i kishte mbijetuar plumbit të marrë.

Baldwin qëndron në të njëjtin pozicion për 24 sekonda para se të vendosë dorën në gjoks dhe të mbulojë fytyrën me duar.

Kur u pyet nëse mund të bënin diçka për të, ai vendos duart në kokë dhe thotë:

Dua të telefonoj bashkëshorten time. Dua të iki dhe të telefonoj gruan time”.

Një video tjetër e Baldwin është filmuar menjëherë pas të shtënave, pasi aktori i tha policisë se ishte “ai që mbante armën” dhe kërkoni një cigare për të qetësuar veten.

Policia është ende në pritje të raporteve të mjekësisë ligjore dhe balistikës për të shtënat që ndodhën më shumë se gjashtë muaj më parë.