Vdes nga uria bebja 13-ditëshe

335
Dramat nuk kanë fund për një familje siriane, që u largua nga lufta civile në vendin e tyre. Mendonin se i kishin lënë pas dhimbjet, por përjetuan më të hidhurën në vendin e tyre të shpresës, në Turqi.
Gazeta turke “Hurriyet” tha se çifti Muhammad dhe Iman Kadah u larguan nga lufta në Siri dhe u vendosën në Jalova të Turqisë, ku jetojnë prej kohësh në disa barraka, sëbashku me disa familje të tjera që i ikën luftës në Siri.
13 ditë më parë Iman Kadah solli në jetë një fëmijë në Spitalin shtetëror të Jalovas. Vajza mori emrin e ditës në të cilën kishte lindur, Xhuma (e premte nga turqishtja).
Vajza humbi jetën sot, 13 ditë pasi erdhi në këtë botë pasi nuk kishte pranuar të pinte qumështin e së ëmës për asnjë moment, ndërsa nga ana tjetër familja nuk kishte para të siguronte ushqim për të.
Media turke raportoi se fëmija kishte qarë për një kohë të gjatë pa pushim. Në momentin që kishte pushuar, e ëma kishte dyshuar dhe me ta kontrolluar kuptoi se nuk merrte më frymë.