Tronditet Tirana, vritet një person

267
Një vrasje është regjistruar në orët e pasdites në Tiranë, në zonën e Bathores.
Sigal

Deri më tani mësohet se krimi dyshohet se ka ndodhur brenda familjes ndërsa priten të zbardhen detaje të reja nga ngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.