Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve, pranga të riut në Dibër

698
Sigal
Nuk janë të pakta rastet kur flitet për dhunë në familje, ku shpesh herë dhunuesit janë fëmijët. Një ngjarje e tillë është shënuar në Dibër, ku një 23-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar prindërit e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.T.
NJOFTIMI I POLICISË
Ushtron dhunë fizike ndaj prindërve të tij, arrestohet nga Policia 23-vjeçari.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
F. T, 23 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, shtetasit E.T, 52 vjeç, dhe L.T, 49 vjeçe, duke u shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.