Fundi tragjik i Ariela Murataj, studentët e Drejtësisë marshojnë drejt vendit të ngjarjes

521
Pas vdekjes së 21-vjeçares nga Fieri, Ariela Murataj, e cila u qëllua për vdekje nga 23-vjeçari Aldison Belulaj për shkak të një dashurie të mohuar, shokët e saj, studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë kanë marshuar ditën e sotme në kryeqytet.
Me portretin e saj në duar, ata janë nisur nga Fakulteti ku vajza studionte, drejt vendit ku u qëllua për vdekje tre ditë më parë, pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Gjatë ditës së djeshme studentët e Drejtësisë pezulluan mësimin dhe shkuan në shtëpinë e Arielës për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ku ajo u përcoll në banesën e fundit e veshur me të bardha.
Sigal