U përplas nga kamionçina, humb jetën 65-vjeçari në Elbasan

498
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur para pak çastesh në Elbasan. Një kamionçinë ka përplasur një kalimtar i cili pavarësisht ndihmës nuk arriti të mbijetonte duke humbur jetën në spital.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Menglës dhe viktima që humbi jetën është 65-vjeçari me inicialet Z.N, banues në Elbasan.
Policia ka bërë të mundur shoqërimin në komisiariat të drejtuesit të mjetit, 54-vjeçarit Shefqet Rama.
Sigal