Dyshohet për mbidozë nga droga, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Fier

168
Sigal

Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të diele në një shtëpi të pabanuar në qytetin e Fierit.

Policia njofton se, i riu me iniciale E.M. 36 vjeç është gjetur në një banesë të braktisur, në lagjen “1 Maji” në Fier.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas uniformave blu, 36-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Për më tepër, familjarët e të riut, më 19 janar 2021, kanë denoncuar në polici largimin e të riut nga shtëpia.

Njoftimi i policisë:

Fier/Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike).

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.