Tensione dhe polemika në seancë, Gjykata jep vendimin për Fjolla Morinën

101

Gjykata e Kukësit, në seancën që ka pasur tensione dhe shumë polemika, ka dhënë masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Morina. Në çantën e saj u gjendën dy armë. Për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja Merita Karaj ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

E “braktisur” nga familja dhe fansat, Morina mëngjesin e kësaj të marte zbriti pa pranga nga furgoni i policisë, ndryshe nga dy djemtë që u arrestuan me të në makinë, të cilët ishin të prangosur. Me syze dielli, maskë në fytyrë si masë kundër Covid-19, flokët e kapur gërshetë dhe një fustan të gjatë, ajo u paraqit në Gjykatën e Kukësit.

Në mbrojtjen e paraqitur sot në gjykatë, avokatja Aurora Guska ka thënë se armët e gjetura në çantë të këngëtares nuk janë armë zjarr, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak. ”Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak”, thotë avokatja.