‘U importua nga Holanda’, RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!

19
Sigal

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk serioz për shëndetin tonë. Mësohet se në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar.

Njoftimi është bërë i ditur nga sistemi evropian Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin, RASFF me datë 10 prill. Produkti bëhet me dije se tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g.

Sipas njoftimit produkti është prodhuar në Tajlandë. Në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur.

“Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.

Image