U dënua për drogë, sekuestro pasurisë së trafikantit në Shqipëri

494
Pastronte paratë e trafikut të drogës duke investuar dhe depozituar ato në Shqipëri, konfiskohet pasuria e Elidon Bejkos shqiptarit të dënuar në Zvicër për trafik narkotikësh.
Vendimi për sekuestron e 13.5 milion lekëve në llogaritë bankare në emër të Elidon Bejkos dhe të afërmve të tij është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka aplikuar ligjin antimafia në ngarkim të Bejkos.
Sipas prokurorisë dhe hetimit pasuror të kryer ndaj vëllezërve Bejko, rezulton se vetëm në 4 muaj përgjatë vitit 2001 ata fituan 134 mijë franga duke i sjell këto para të gjitha në Shqipëri.  
Sigal