U aksidentua ditën e djeshme në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital 64 vjeçari

298
Sigal

Një 64 vjeçar i cili u aksidentua ditën e djeshme (27 qershor) në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldrë ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit, Gjergj Smaçi doli nga rruga në superstradën Lezhë-Shkodër. Pas aksidentit ai u dërgua menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë ku ka ndërruar jetë ditën e sotme (28 qershor). Në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna, pasi punonte tek fabrika e çimentos në Gocaj të Lezhës.